Kryeministri hungarez, Viktor Orban është takuar me aktorin e njohur amerikan Chuck Norris në Hungari, të cilit i është prezantuar si “luftetar i rrugëve” dhe ka thënë se liberalët e urrejnë më shumë sesa presidentin amerikan, Donald Trump.

Në videon incizimin, i cili është publikuar në llogarinë e Facebookut të Orbanit, shihet se si Orban flet për rritjen e tij në një fshat të varfër dhe të vogël, shkruan Ballkani.info.

Këto deklarata Orban i bëri derisa vozitej me Chuck Norrisin rrugëve të Budapestit.

Më pas ata të dy shkojnë që t’i shikojnë ushtrimet e forcave speciale hungareze të destinuara për luftë kundër terrorizmit. /Ballkani.info/