Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se, “po të mos ishin ngjarjet e një jave më parë në Banjskë, dikush do të kishte menduar diçka tjetër, vetëm për ta përndjekur Serbinë” dhe ka vazhduar se me ardhjen e Albin Kurtit, “filloi terrori ndaj serbëve, të cilin ata po e kryejnë hollësisht dhe sistematikisht”.

Vuçiq, ka deklaruar për televizionin në shërbim të regjimit të tij “TV Happy”, “se sado që Serbia kishte të drejtë, disa u përpoqën të bënin kundërmasa dhe të dalin anën e Kurtit”.

“Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë rrënjët e problemit. Rrënjët e problemit janë në regjimin e Kurtit, por është edhe fajin tim, të cilin do ta bëja përsëri. Dhe është e dyfishtë. Rrënja e problemit që ndodhi një javë më parë është ajo që ndodhi një vit më parë, Dy vjet më parë, kur Albin Kurti erdhi në pushtet, filloi terrori i vërtetë kundër serbëve. Ata janë të përkushtuar për terror ndaj serbëve”, ka pretenduar ai duke u përpjekur ta arsyetojë sulmin e dështuar të terroristëve serb në Kosovë, dhe ka shtuar se “Prishtina po kryen terror kundër serbëve në mënyrë të detajuar dhe sistematike”.

Ai tha se Gjermania e di shumë mirë, por po bëhen budallenj duke pritur që Kosova të mbetet pa serb, sepse ambasada e tyre në Prishtinë ka informacione se 12 për qind e serbëve janë larguar që kur Kurti është në pushtet.