Viktimat u tërhoqën nga rrënojat pas sulmit rus në bazën e Mykolaiv

Skena të tmerrshme janë shfaqur nga një bazë ushtarake në Mykolaiv në jug të Ukrainës.

Gazetari belg Robin Ramaekers, i cili vizitoi vendin e ngjarjes mëngjesin e sotëm, ka folur për të paktën 80 trupa që janë nxjerrë nga rrënojat, shkruan BBC.

Numri i të vdekurve nuk është konfirmuar nga autoritetet ukrainase pasi bëhet fjalë për një vendndodhje ushtarake dhe BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë raportet.

Pamjet e mbrëmshme nga vendi treguan një vajzë të vogël duke u nxjerrë nga rrënojat dhe gjendja e saj nuk dihet.

“Ata po vazhdojnë të kërkojnë për trupa këtu në Mykolaiv, në të njëjtën kohë ka një tjetër sirenë sulmi ajror, kështu që të gjithë poshtë strehimoreve të bombave,” thotë ai.