Viktima rrëfen si u ngacmua seksualisht nga Numan Baliq VIDEO

Pacienten e vogël e vizitoi në Ortopedi.

E pas kësaj, një mjek kirurg nga Spitali i Pejës, ia ftoi asaj nënën në zyrën e tij, të mërkurën mbrëma.

Gruas, siç pretendon kjo e fundit, deshi t’ia tregojë disa pajisje për shërimin e vajzës, e cila ka 17 ditë që po qëndron në spital. Por, aty, në zyrën e Numan Baliqit, gjithnjë sipas nënës së pacientes, ndodhi diçka tjetër.

Gruaja pretendon se mjeku nuk u ndal, edhe pse kjo tentoi të ikte.

https://www.youtube.com/watch?v=PvVeJDi3yXs&feature=emb_title