Viktima në Suharekë është nënkryetar i një dege të LDK-së

Një person dyshohet se është vetvrarë mbrëmë në fshatin Budakovë të Suharekës. Indeksonline mëson se viktima është Remzi Kololli.

I ndjeri ka qenë veprimtar i njohur i LDK-së në Suharekë dhe njëherit nënkryetar i degës së kësaj partie në fshatin Budakovë.

Rastin e ka ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, toger Shaban Osmanollaj.

“Sipas deklaratave të familjarëve i njeri kishte 10 vite që vuante nga depresioni. I ndjeri aktivin e vetëvrasjes e kishte kryer në shtëpi, ndërsa djali i tij e ka dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, aty edhe ku është konstatuar vdekja e tij”, tha Osmanollaj.

Në shtëpinë e të ndjerit janë sekuestruar një revole dhe 82 fishekë.