LAJMI I FUNDIT

Viktima në Brezovicë është shtetase e huaj, Policia jep detaje

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në një përgjigje për Ballkani.info ka thënë se sot kanë marrë informacion se dyshohet për një person të vdekur në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Kanun Veseli nga Policia e Kosovës ka thënë se dyshohet që shkaku i këtij incidenti të ketë qenë rrëshqitja e një orteku.  

“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë,  në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës.

Ekipe të policisë dhe ekipe të kërkim shpëtimit janë atje dhe për informata tjera do tju njoftojmë me kohë”, ka thënë ai.

Personi që dyshohet se është aksidentuar për vdekje është shtetase e huaj rreth moshës 54 vjeçare.

Ndërkohë edhe Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë marrë një thirrje për ndihmë nga partulla e skijimit në Brezovicë për një aksident orteku.

Shptëuesit thonë se bashkë me patrollën e kanë lokalizuar vetëaksidentin dhe janë duke zhvilluar operacionin e kërkim shpëtimit.

“Operacion !

Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Patrolla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku.

Shpëtuesit tanë së bashku me Patrollën e Skijimit në Brezovicë e kan lokalizuar vendaksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit”, thuhet në njoftim.