Aksident
Viktima e aksidentit me traktor është një 16-vjeçar
Një 16-vjeçar është viktimë e një vetaksidenti me traktor në Malishevë
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili gjithashtu ka njoftuar se një i lënduar është dërguar në QKUK në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Sapo pranova njoftim zyrtar se viktima në aksident trafiku është i mitur, i lindur në vitin 2006”, tha ai për.
Gjithashtu, Paparaci.com ka kontaktuar me QKUK-në për të pyetur rreth gjendjes shëndetësore të të lënduarit tjetër në këtë vetaksident i cili është poashtu i mitur.
Naser Syla, Drejtor i klinikës Emergjente ka bërë të ditur për mediumin se gjendja e tij është shumë e rënduar.