Vihet gurthemeli i shkollës së mesme në Ferizaj

Me qëllim që nxënësve ferizajas t’u ofrohen kushte më të mira mësimore, sot kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës së mesme në Ferizaj.

Gurthemelin për ndërtimin e kësaj shkolle e bënë profesor të shkollave të kësaj komune.

Kryetari i komunës së Ferizaj, Agim Aliu tha se ndërtimi i kësaj shkolle nënkupton krijim të kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

“Do të krijohen dhe do mundësohen kushte edhe më të punës në mënyrë që të avancohet puna profesionale dhe mësimdhënësve, por në të njëjtën kohë edhe nxënësve t’u krijojmë kushtet më të mira në mënyrë që të marrin atë që japin mësimdhënësit….Të kemi një ambient të mirë dhe një lloj kompleksi të arsimit, respektivisht të shkollave në kuadër të një kompleksi që ne kemi bërë në kuadër të planifikimeve urbane për këtë zonë. Do jetë një ndër zonat më të rëndësishme”, tha Aliu.

Aliu tha se kostoja e këtij projekti tre vjeçar është rreth 1 milionë e 800 mijë euro, mjete këto të ndara nga buxheti i komunës së Ferizajt. Ai tha se përmes këtyre projekteve po punojnë edhe në reforma arsimore.