Të martën është vënë gurëthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Shkollës Fillore “Heronjtë e Kosovës”, për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestovc të komunës së Rahovecit.

Në këtë ceremoni kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha se

“Sot e vumë gurthemeli e objektit të ri të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” për fshatrat Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Do të vazhdojmë me ndërtimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve në mësim, përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, sepse arsimi është baza e zhvillimit të shoqërisë dhe prioritet absolut i imi”, deklaroi kryetar Latifi.

Të pranishëm përveç të parit të Rahovecit ishin nxënës dhe qytetarë të dy fshatrave Hoçë e Vogël dhe Brestovc, njofton komuna e Rahovecit