Vigan Shehu dhe Korab Jetishi publikojnë këngën “Si Ajo”

Atë nuk e kemi parë moti me projekte të reja.

E tani, këngëtari Vigan Shehu është kthyer në muzikë dhe ka lansuar duetin me Korab Jetishin, shkruan Ballkani.info.

Fjala është për projektin e titulluar “Si Ajo” që mban muzikën e “Breshka Studio” dhe u finalizua me klip nga One Media.

Ky është vetëm fillimi për Viganin, pasi “Si Ajo” do pasohet edhe nga shumë projekte tjera të tij./Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?v=-10o1B1vZng