Një rast i vjedhjes ka ndodhur të hënën në fshatin Dardani të Ferizajt.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ankuesi mashkull Kosovarë, predikues fetar (Imam) ne objektin fetar (Xhamin) e fshatit, ka raportuar, se një person i panjohur (i maskuar me force e ka hapur arkën  dhe ka vjedhur parat (e grumbulluara për mirëmbajtjen e objektit)”, ka thënë Veseli.

Ai ka treguar se në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe është duke u hetuar./Ballkani.info/