Vidhet një veturë në Ferizaj në pikë të ditës: Hajni hip në veturë si të ishte e vetja

Një veturë Volkswagen Golf 5, është vjedhur në mes të ditës në Ferizaj ditë më parë.

Në grupin “Marakli t’kerreve” në Facebook, është publikuar një video derisa një hajn kryen vjedhjen e një veture në qendër të Ferizajt.

Pronari i veturës ka publikuar videon e momentit të vjedhjes, ku edhe ka treguar se me 1 shtator është vjedhur vetura e tij Golf 4.

Në fillim pronari i veturës parkon anash rrugës dhe hyn për të blerë në një furrë, më pas vije një person tjetër që është hajn, i hip veturës Golf 4 dhe ikë me të.

Pronari mundohet ta ndjekë por është vonë, pasi ai ikë me shpejtësi të madhe.

Nuk dihet nëse vetura në fjalë është gjetur dhe hajni është arrestuar.

Më poshtë keni edhe videon e ngjarjes.