Një serb në veri të Mitrovicës ka njoftuar Policinë e Kosovës se gjatë natës i është vjedhur vetura e tij Pasat me targa të Serbisë.

Ai veturën e tij e ka pasur të parkuar para banesës së tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.