Vidhet një Golf 4 në Marec, pronari kërkon ndihmë për ta gjetur

Një veturë e tipit Golf 4 është vjedhur dje në fshatin Marec të Prishtinës.

Pronari i veturës ka thënë për Indeksonline se ajo ishte e parkuar brenda në oborr.

Sipas tij, veturën me targa vendore, hajnat kanë hyrë dhe e kanë vjedh nga oborri, ndonëse ishte i rrethuar.

Ai ka kërkuar ndihmë nga personat që e shohin që të lajmërojnë.

Më poshtë foto të veturës së vjedhur.