Vidhet kamioni në Austri me 160 mijë ëmbëlsira

Hajnat në Austri kanë vjedhur një kamion me 160 mijë ëmbëlsira, ka njoftuar kompania “Heidi Chocolate”.

Kamioni i mbushur me ëmbëlsira “Schwedenbomben” shumë të njohura nëpër Austri, është gjetur në Matersburg në jug të Vjenës, në afërsi të kufirit me Hungarinë.

Megjithatë, mediat lokale raportojnë se policia ka gjetur kamionim, por jo edhe ëmbëlsirat që ishin brenda tij dhe që kapin vlerën e mijëra eurove.