Vidhet farmacia e bashkëshortes së këngëtarit të famshëm shqiptar

Pre e maskave dhe vjedhjes ka rënë një farmaci në njësinë administrative Paper të Elbasanit.

Shuma e vjedhur dhe dëmi që i është bërë farmacisë arrin vlerën prej 3.5 milionë lekësh, ku shumica janë medikamente.

Farmacia rezulton të jetë e regjistruar në pronësi të bashkëshortes së këngëtarit Ylli Baka.

Burimet bëjnë të ditur se vjedhja ka ndodhur në orën e vota të mbrëmjes 10 ditë më parë, ndërsa nga policia nuk ka asnjë informacion zyrtar.