Vidhen të dhënat e 9.4 milionë pasagjerëve të kompanisë ajrore

Kompania ajrore nga Hong Kongu, Cathay Pacific njoftoi se persona të paautorizuar kanë patur akses te të dhënat e rreth 9.4 milionë pasagjerëve të saj.

Numrat e pasaportave, adresat e postës elektronike dhe detajet e kartave të kreditit, janë mes informacioneve të vjedhura.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Rupert Hogg kërkoi falje dhe tha se nuk ka të dhëna se informacioni i marrë është keqpërdorur.

Ngjarja ndodh disa javë pasi kompania ajrore britanike British Airëays zbuloi një rjedhje masive të të dhënave të pasagjerëve.