Vidhen stoli ari në dy raste në Ferizaj

Një person në Ferizaj ka raportuar se me datë 17 gusht, në orët e mbrëmjes, persona të panjohur me forcë kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme.

Rasti është duke u hetuar.

Rasti tjetër poashtu në Ferizaj është raportuar mbrëmjen e djeshme, ku një person ka deklaruar se persona të panjohur kanë arritur të vjedhin një sasi stoli ari në vlerë të konsiderueshme, njofton Policia e Kosovës në raportin ditor./Ballkani.info