Policia e Kosovës ka njoftuar së në një xhami në Gjakovë janë vjedhur nga arka rreth 60 €, dhe një kartëmonedhë prej 1000 lekë.
Policia ka njoftuar se vjedhja është raportuar të enjten rreth orës 05:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur janë futur me forcë nga dritarja e xhamisë ku kanë dëmtuar dritaren dhe mbrojtësen e hekurit”, njoftoj policia.







