Vidhen mijëra euro stoli ari në Graçanicë

Janë vjedhur 15.000 (pesëmbëdhjetë) euro të gatshme dhe stoli ari me vlerë rreth 2.500 (dymijë e pesëqind) euro në Graçanicë.

Të dyshuarit kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me këtë vjedhje janë duke u marrë njësitet policore.