Vidhen mbi 18 mijë euro në Zubin Potok

Policia njofton për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në Zubin Potok.

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhë një arkë metalike me 18630 € dhe nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë, njofton policia, transmeton Express.

Policia po heton rastin, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë:

VJEDHJE E RËNDË /Zubin Potok 25.11.2021 – NN. Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kooperativës bujqësore ku kanë vjedhë një arkë metalike me 18630 € dhe nga oborri i ndërtesës kanë vjedhur një veturë. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.