Vidhen dy vetura e digjet një tjetër, gjatë të mërkurës

Dy vetura janë vjedhur e një tjetër është djegur, në raste të ndryshme gjatë të mërkurës.

Në Fushë Kosovë, një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka vjedhur një veturë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Vetura tjetër u vodh në fshatin Zborc të Shtimes. Pronari i veturës raportoi se të dyshuar deri më tani të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa vendore.

Ndërkohë, në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, në orët e hershme të mëngjesit, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin një veture. Zjarrfikësit më pas kanë shuar zjarrin.