“Videon ma bëri Brad Pitt, edhe atë e kam shok”

Po qëndron derisa të përfundojë Festivali i Kanës.

Moderatorja shqiptare Albana Osmani ka hedhur një video në Instagram ku shihet se mëngjesin e së shtunës e nisi në një plazh.

Kësaj video, ajo ia la një shkrim ku tha se “Videon ma bëri Brad Pitt, edhe atë e kam shok”.

Ky ironizim erdhi pikërisht për veten e saj pasi ditë më parë ajo pozoi përkrah Kris Jenner, Adriana Lima e Dua Lipa, sikur t’i kishte shoqe për vite.