Videon e tmerrshme tek ‘Faik Konica’, drejtoresha e Arsimit e quan ‘lojë fëmijësh’

Pas publikimit të videos skandaloze nga Syri Kosova, ku në oborrin e shkollës ‘Faik Konica” shihen disa nxënës të kësaj shkollee derisa ngacmojnë seksualisht një vajzë të po kësaj shkolle të klasës së parë, ka reaguar drejtoresha n e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Shpresa Shala.

E  njëjta ka thënë se rasti ka ndodhur jashtë procesit mësimor kur shkolla sipas saj nuk është përgjegjëse.

Sipas saj, nuk ka ngjarje të sulmit seksual dhe se e tëra është një ‘lojë fëmijësh’.

“Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rastin e ka trajtuar shkolla. Të shtunën fëmijët kanë qenë duke luajtur në oborrin e shkollës. Unë s’kam pa ndonjë inçizim. Sipas drejtorisë nuk ka të bëjë as me sulm seksual, as me kurgjo. Nuk është ditë e mësimit, por është ditë e shtunë”, ka thënë drejtoresha e DKA-së Shala.

“Shkolla ………….. është e hapur në të gjitha anët dhe gjatë vikendit përgjegjësia mbetet te prindërit dhe jo te shkolla. Nuk është kurrkush në shkollë dhe s’ka si me qenë përgjegjëse. Shkolla i ka marrë masat që i ka të përcaktuara me ligj, e ka thirr policinë e komunitetit dhe prindin dhe pasi e ka marrë informatën në mënyrë anonime e ka trajtuar rastin. Nuk kam kompetencë me dhënë këtë informatë [në pyetjen se a janë nxënës të shkollës]. Rasti është trajtuar edhe me psikologun e shkollës, janë marrë të gjitha masat edhe pse ngjarja ka ndodhur jashtë orarit të mësimit dhe në ditë të vikendit. Në jemi në proces edhe pse kemi pasur kundërshtime nga banorët për mbylljen e oborrit të shkollës pikërisht për shkak të kësaj ngjarjeje. Është joligjore me bullirat fëmijën tash dhe ju me publikim mund ta dërgoni fëmijën në vetëvrasje”, është deklaruar Shala për kallxo.