VIDEO|Me dru bejsbolli në mes të autostradës, dalin pamjet se si shokët e Stresit rrahën BMT

Ka dalë një video e shkurtër nga momenti kur disa shokë të reperit Arkimed Lushaj (Stresi) rrahin reperin BMT, emri i vërtet i të cilit është Benardin Simoni.

Siç shihet dhe nga pamjet që po qarkullojnë në rrjet, janë disa djem të rinj që e kanë ndaluar BMT-inë në mes të rrugës teksa po ecte me makinë. Ata shihen duke e goditur dhunshëm, teksa një prej tyre mban në dorë dhe një shkop druri. Gjithashtu edhe automjetin ja kanë dëmtuar.

Shkaku i rrahjes së BMT-së ka qenë për shkak se ai ka ofenduar dhe ka kërcënuar me jetë Stresin në rrjetet sociale me justifikimin se nuk po e mbronte ashtu siç duhej Cllevio Serbianon dhe reperi ishte zotuar se do ta dhunonte.

BMT jeton prej vitesh në Itali, por siç duket ka ardhur me pushime në Shqipëri ku e ka pësuar keq. Pas rrahjes ai ka shkuar në spitalin e Lezhës, ku mësohet se ka pasur disa fraktura në kokë dhe në krah.