Videoja thyen rekordin e shikimeve në YouTube në 24 orë

Dynamite, kënga më e fundit nga banda muzikore Koreane BTS, theu rekordin e YouTube. Videoja pati 101.1 milionë shikime në 24 orë.

Kështu lë pas rekordin e vendosur nga K-Pop Blackpink, kënga e të cilëve në Qershor mori 86.3 milionë shikime në 24 orë.

Dynamite është gjithashtu videoja e parë që arrin 100 milionë shikime në një ditë. Mëse 3 milionë fansa e kthyen klipin në një premiere, pothuajse dyfishin e rekordit të kaluar mbajtur nga Blackpink.

Kënga është e gjitha në gjuhën angleze. Gjithashtu është në krye të listës së shkarkimeve të iTunes në 104 vende të botës.