Videoja që ka mahnitur krejt botën, veturat kthehen në të majtë dhe befasisht “zhduken”

Mijëra persona që kanë pasur rastin ta shohin një video të pazakontë në Twitter ku shihen se si shumë vetura “zhduken” në mur, kanë mbetur të habitur.

Videoja është publikuar në Twitter dhe është shpërndarë nga gazetari austriak dhe njëherit prezantuesi i ORF, Armin Wolf, i cili edhe vetë ka pranuar se nuk e kishte kuptuar për çfarë bëhet fjalë derisa nuk i lexoi komentet.

Fjala është për një iluzion optike, motoçikletat dhe vetura në fakt kthehen në anën e djathtë të rrugës, por një gjë e tillë nuk shihet pasi që autori i videos ka filmuar nga kulmi.

Megjithatë, kjo video ka fituar vëmendjen e të gjithë atyre që kanë pasur rastin ta shohin, duke besuar në teori të ndryshme siç është editimi i videos apo ndonjë shaka.

loading…