LAJMI I FUNDIT

Videoja që habiti botën: Siguria e rreptë për Kim Jong Un në Moskë

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë ditës së enjte ka vizituar Moskën zyrtare ku është takuar me homologun rus, Vladimir Putin.

Por, vizita e liderit koreanë ishte përshkuar me masa të larta të sigurisë, duke filluar nga dezinfektimi i karriges ku pritej të ulej në samitin me Vladimir Putin, transmeton Ballkani.info.

Në një video shihet një zyrtar i sigurisë së Koresë së Veriut, i cili mbante dorëza të bardha, ku kontrollon tërësisht një karrige të zeze të destinuar për Kim Jong Un, dhe e spërkat atë me një substancë të paidentifikuar, ndërsa një truprojë që punon në Kremlin e shikon të habitur.

“Karrigia e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un thuhet se u ekzaminua tërësisht dhe u testua për rrezatim nga zyrtarët e tij të sigurisë përpara bisedimeve me Vladimir Putin”, shkruan një media ruse.

Nga ana tjetër një pjesëtar i sigurimit të Koresë së Veriut i ka dhënë një lloj urdhri punonjësit të sigurimit që po dezinfektonte karrigen, por nuk dihet se çfarë urdhri.

“Doli se karrigia ishte objekti që shkaktoi shqetësimin më të madh të palës koreano-veriore”, tha korrespondenti i Kommersant, Andrey Kolesnikov.

Sigurimi i Kim, i cili përbëhej nga më shumë se 100 persona, nuk dukej se ishte i kënaqur me karrigen e parë që ishte menduar për Kim dhe e dyta, krejtësisht identike, ishte siguruar nga pala ruse, shtoi Kommersant. /Ballkani.info/