Videoja e volejbollistes ukrainase ka thyer çdo rekord, veprimi i saj bëhet hit në rrjetet sociale

Volejbollistja ukrainase Yulia Gerasimova fitoi një popullaritet të madh pasi një video e festës dhe kërcimit të saj nga një ndeshje e Champions League filloi të përhapet me të madhe në rrjetet sociale.

Dhjetëra miliona njerëz e kanë parë deri më tani dhe ky numër vazhdon të rritet pandalshëm.

Lëvizjet dhe të qeshurat e saj me një të panjohur në anën tjetër të kamerës kënaqën turmën, kështu që videoja vazhdon të shpërndahet dhe kështu popullariteti i saj rritet.

Gerasimova fitoi Ligën Evropiane me kombëtaren e Ukrainës pesë vjet më parë, dhe me klubin Khimik ishte gjithashtu pesë herë kampione e Ukrainës. Ajo aktualisht është duke luajtur për Prometheus ukrainas. 

https://www.youtube.com/watch?v=TzggPZVJ3hY