Gjithnjë e më shpesh flitet për depresionin pas lindjes dhe ndjenjat e pikëllimit, të cilat i shqetësojnë nënat e reja.

Për t’u ndihmuar nënave të cilat ndihen të izoluara, portali britanik Channel Mum ka publikuar videon e quajtur “Si duken vërtet sulmet e panikut”

Në videon treminutëshe nëna e dy fëmijëve, Sophie Mei Lan, flet për ndjenjat në mes të panikut, qan, lufton të arrijë të marrë frymë dhe e pranon: “Thjesht dëshiroj të jem këtu – nuk mund të përballem me të”.

Videoja është vepër e psikologes Emma Kenny, që ka zbuluar edhe disa të dhëna shkatërrimtare.

Prindërit janë posaçërisht të ndjeshëm ndaj anksiozitetit, madje edhe nëse më parë nuk kanë pasur probleme me shëndetin mendor.