VIDEO| Zogu që gjen para jashtë dhe ia çon pronarit

Videoja e një zogu që gjeti një mënyrë për të fituar para për pronarin e tij është bërë virale dhe ka ngazëllyer internetin

Videoja ka bërë xhiron në gjithë planetin dhe protagonisti kryesor i videos është një kanakar shtëpiak, zogu “Myna e xhunglës”, i stërvitur për të gjetur para jashtë dhe më pas për t’ia kthyer në shtëpi pronarit të vet.

Zogu, i identifikuar si Myna nga xhungla, mund të shihet në video duke fluturuar në apartamentin e pronarit të tij përmes një dritareje me një kartëmonedhë 20 juanësh në sqepin e tij, transmeton Telegrafi.

Pronari hap sirtarin, zogu hidhet dhe e vendos kartëmonedhën në grumbullin e parave që kishte mbledhur më parë.

Duke qenë se zogu dinak po vjedh juan, monedhë e Kinës, kjo video me siguri është realizuar atje.