Një lokal është kapluar nga zjarri në shesh të Prishtinës.
Ballkani.info ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet a ka të lënduar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin.
“Rreth orës 09:00 është raportuar për një zjarr në një lokal në rrugën “ Edit Durham” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe zjarrfikësit për të lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar, dhe aktualisht po vazhdon puna për hetimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. /Ballkani.info/







