Fabrika e Plastikës në Parkun e Biznesit në Korroticë të Drenasit sot është përfshirë nga flakët.
Ballkani.info ka siguruar pamje nga zjarri që përfshiu fabrikën. Derisa lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti.
Më poshtë pamjet:







