VIDEO/ Zbulohet ku po gjendet treni-lodër i Bahtirit, po luajnë fëmijët në të

Treni që u aktivizua si një projekti rekreativ e që u tha se e solli Agim Bahtiri, nuk po qarkullon më rrugëve të Mitrovicës. Ai u parkua që më shumë se një muaj në lagjen Bair të këtij qyteti dhe u bë strehë për lojëra fëmijësh.

Dikush ndaljen e trenit të famshëm lodër që u promovua goxha nga Bahtiri, e lidhi me humbjen e këtij të fundit në zgjedhjet e 17 tetorit, e dikujt tjetër i pengoi vendi ku është parkuar, pasi mjeti në fjalë e ka zënë trotuarin e këmbësorëve.

I pari i Mitrovicës që së shpejti pritet t’ia lëshojë ulësen Bedri Hamzës së PDK-së, tha se treni ‘lodër’ me tre vagonë nuk po qarkullon shkaku i të ftohtit, sepse është i hapur.