Anëtari i Kryesisë

VIDEO| Xhafer Gashi: Sondazhet flasin për një rritje të madhe të LDK-së

Kreu i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili tashmë është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një intervistë për Ballkani.info ka zbuluar se sondazhet të cilat po zhvillohen në shumë rajone të Kosovës, flasin për një rritje të madhe të kësaj partie në nivel vendi.

Gashi, i cili është zgjedhur anëtar i Kryesisë së LDK-së, nuk ka treguar një përqindje të saktë se sa është rritur LDK-ja që nga zgjedhjet e fundit parlamentare, megjithatë ai thotë se sondazhet flasin për një përqindje të madhe.

“Ne shpresojmë se LDK-ja është në vazhdimësi në rritje, kështu flasin edhe sondazhet që po ndodhin gjithandej nëpër Kosovë dhe presim që kjo në zgjedhjet parlamentare të dëshmohet. Nuk kam një numër tani, por mbi të gjitha në bazë të sondazheve flasim për një përqindje jashtëzakonisht të madhe”, ka thënë Gashi. /Ballkani.info/