Bashkimi Evropian ka njoftuar se sot do të mbahet takim i nivelit të lartë të dialogut Kosovë – Serbi.
BE-ja ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq është takuar fillimisht me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borell.
Një takim bilateral me Borrellin e ka pasur edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq.
Në Brukselm sot Kurti u prit nga Borrell dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Bashkë me Kurtin, ishin ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
Ndërsa Vuçiq para se të fillonte takimi u përshëndet nga Borrell dhe i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak.
Por, ajo që bie në sy nga videot e publikuara nga BE-ja, është se presidenti serb është shërbyer me ushqim, ndërsa Kurti jo.
Takimi i sotëm në Bruksel është thirrur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale.
Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa.
Vuçiq: Nuk jam optimist për takimin e Brukselit
Në BE nuk duan të përmendin ndonjë afat kohor se sa do të zgjasë takimi, por thonë se shpresojnë se ai do të përmbyllet deri në mesditë.
Borrell është i shoqëruar nga i dërguari i Posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak.







