Menduat se nuk mund të ishte më e çuditshme se videot e presidentit të Serbisë duke ngrënë qershi me pirun ose duke ndarë një sanduiç me sallamë?
Aleksandar Vuçiq sapo ka publikuar një video të re në të cilën ha sardele dhe u dërgon një mesazh serbëve, transmeton Ballkani.info.
“Të dashur miq, kur isha i vogël, babai im më thoshte mua dhe vëllait tim të hanim mollë dhe sardele, për arsye të panjohura, mendoj se është e shëndetshme dhe për të më bërë më të fortë, sepse isha i shtrembër si pikëpyetja dhe i hollë si dega – siç do të thoshte gjyshja ime e ndjerë”, filloi fjalimin e tij Vuçiq.
“Kështu mësova atëherë, kështu që edhe sot kam sardele të shkëlqyera, me origjinë indoneziane. Do ta lë qepën sepse kam ende shumë takime, por të gjitha këto ua thash për t’ju thënë që më ka ardhur ajo energji e çuditshme. Jam i shqetësuar gjatë javëve të fundit se nuk do të mund ta kem atë forcë dhe energji”, u ankua ai.
“Tani e di se dua, edhe pse e di që po e pres – kanë kaluar 12 orë – 9 orë të tjera sot. Që së bashku me ju mund ta bëjmë Serbinë një vend të mrekullueshëm, jo vetëm të bukur dhe të madh për sa i përket burimeve natyrore, por që mund ta përmirësojmë me punën dhe përpjekjet tona dhe t’u ofrojmë njerëzve një jetë më të mirë, të përmirësojmë standardin e tyre të jetesës – nga minimumi, përmes pensionit e deri te paga”, ka thënë ai dhe më pas ka përfunduar:
“Së bashku mund të bëjmë gjithçka, dhe këto sardele do të më forcojnë edhe më shumë. Faleminderit që më keni përkrahur si Serbinë ashtu edhe mua në kohë të vështira – këtë nuk do ta harroj kurrë. Tani më takon mua dhe të gjithë ne t’ua kthejmë me punë dhe mundim të madh. Ju ftoj ta bëjmë së bashku, sepse askush nuk mund ta mposht Serbinë.” /Ballkani.info/







