Presidenti i SHBA-së

Video virale: “Trump nuk di si mbyllet çadra”

Që presidenti amerikan nuk e ka një raport të mirë me çadrat, më nuk është një sekret. Por, këtë radhë, video që tregon sesi ai e braktis çadrën e hapur në hyrje të avionit presidencial, bën të lindin dyshime edhe që Trump nuk është në gjendje të mbyllë një çadër.

Donald Trump, pasi është ngjitur në avionin e tij “Air Force”, nuk shqetësohet aspak për ta marrë me vete çadrën, por e lë atë në mes të erës dhe shiut.

Duhet ndërhyrja e një pjesëtari të stafit për të evituar që ajo të bjerë poshtë.

Të menjëhershme kanë qenë kritikat në rrjetet sociale: ’E pabesueshme, nuk di si funksionojnë çadrat’, thonë përdoruesit në internet.