VIDEO| Vetura e kosovarit merr flakë derisa ishte në lëvizje në Llogara

Një automjet është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në Llogara.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15.

Automjeti me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marrë flakë në ecje. Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik.

Nga pamjet shihet teksa zjarri ka djegur thuajse totalisht automjetin.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 17:15, në Llogara, një automjet me drejtues shtetasin K. D, banues në Prishtinë, ka marr flakë, në ecje, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një defekti teknik, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.