VIDEO| Veterani i luftës që mbijeton duke mbledhur kanaçe

Dora që dikur i mbante mitralozin e lehtë në frontin e luftës së fundit në Kosovë, sot grumbullon kanaçe për ekzistencë.

Kjo është rutina e veteranit të UÇK-së, Veli Morina nga Gllareva e Klinës që nga viti 2010.

53 vjeçari që në kushte të jashtëzakonshme përballoi armikun, me shumë vështirësi po lufton varfërinë në kohë paqeje.

Fytyra e lodhur nga sfidat e jetës edhe më tutje nuk po njeh dorëzimin.

Por dëshpërimi është pjesë e pandashme e punës së tij që krahas mundit të madh nuk paguhet.