Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, po qëndron tek Fabrika e Plastikës në Drenas, ku shpërtheu zjarri.

Lladrovci ka kërkuar edhe ndihmën e KFOR-it për që “me helikopterë me ardhë me gjuajt ujë dhe me zvogëlu sa ma pak këtë zjarr”.

Ndërsa, zëdhënësja e Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se policia po merret me rastin.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, ka thënë Ahmeti. /Ballkani.info/

Më poshtë pamjet:

@ballkani.info Ramiz Lladrovci po vazhdon të qëndroj në vendin ku ka shpërthyer zjarri në Parkun Industrial në Drenas #ramizlladrovci #drenas #kosova #zjarri #shqip #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 ♬ original sound – Ballkani.info