Ushtria izraelite ka sulmuar burgun famëkeq Evin në kryeqytetin iranian Teheran, njoftoi zyra e Ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz, si dhe rrugët hyrëse për në objektin bërthamor Fordo që u dëmtuan nga ushtria amerikane të dielën mbrëma.
Zyra tha se sulmet kishin në shënjestër burgun “për të burgosurit politikë dhe kundërshtarët e regjimit”, me sulme “të paprecedentë” ndaj “objektivave të regjimit dhe organeve shtetërore të shtypjes në zemër të Teheranit”, transmeton Ballkani.info.
We warned Iran time and again: stop targeting civilians!
— Gideon Sa'ar | גדעון סער (@gidonsaar) June 23, 2025
They continued, including this morning.
Our response:
Viva la libertad, carajo!@JMilei pic.twitter.com/pVdlWvCDqQ
Burgu i Evinit ka qenë i njohur për dekada dhe njihet për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut ndaj disidentëve politikë. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, autoritetet e burgut në Teheran konfirmuan sulmin ndaj Evin.
Mësohet se janë dëmtuar pjesë të objekteve, por situata është nën kontroll. Agjencia nuk ka dhënë detaje për të vdekurit, të plagosurit apo të burgosurit që janë arratisur.

Ushtria izraelite gjithashtu raportoi të hënën se kishte kryer sulme për të “bllokuar rrugët e hyrjes” në objektin nëntokësor të pasurimit të uraniumit të Iranit në Fordow, në ditën e 11-të të luftës midis Izraelit dhe Iranit. “Ushtria izraelite kreu sulmin për të bllokuar rrugët e hyrjes në objektin e pasurimit të Fordowit”, që ndodhet rreth 160 km në jug të Teheranit, thuhet në një deklaratë të shkurtër ushtarake.
Më herët, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se “agresori” po sulmonte sërish vendin Fordow, të varrosur thellë nën një mal.
Televizioni shtetëror iranian raportoi se “rreth 500 njerëz” ishin vrarë që nga fillimi i sulmeve izraelite në vend më 13 qershor, duke cituar ministrinë e Shëndetësisë. Ai shtoi se më shumë se 3,000 njerëz ishin plagosur. Izraeli ka sulmuar Iranin për më shumë se një javë dhe Shtetet e Bashkuara u bashkuan të dielën me sulme në tre objekte të lidhura me programin bërthamor të Iranit. /Ballkani.info/







