Ushtarët rusë kanë nisur të grabisin dyqanet nëpër qytetet ukrainase të cilat veç se janë zbrasur nga njerëzit, që po kërkojnë strehim derisa vendi po përballet në një luftë me Rusinë. 

Në disa pamje të publikuara në rrjetin social Twitter nga Liveuamap, shihet se ushtarët rus grabisin një dyqan në qytetin Kharkiv ku gjatë mbrëmjes së kaluar u zhvilluan luftime të ashpra.

“Rusët grabisin dyqanet në Kharkiv”, thuhet në përshkrimin e kësaj videoje.

Video: Russian marauders robbing shops in Kharkiv pic.twitter.com/sqan6jgyni

— Liveuamap (@Liveuamap) February 27, 2022

Ndërkohë, Ukraina është zgjuar në ditën e katërt të sulmit rus me shpërthime. Bilanci i viktimave ka arritur mbi 200, mes tyre edhe fëmijë. Po ashtu raportohet për dhjetra të plagosur e të zhdukur, në ditën e katërt të luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Kjo u konfirmua nga Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës duke raportuar se një raketë ka goditur një bllok njësi nëntëkatëshe në qytetin verilindor të Kharkiv, duke vrarë një grua dhe duke plagosur të tjera.

Po ashtu, në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë është zgjuar me bombardime. Pak orë më parë një raketë goditi qytetin, ndërsa po shpërthime u dëgjuan edhe në Kharkiv dhe në Kherson.