Ushtarët e liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, të rreshtuar krahë ushtrisë ruse, publikojnë pamje duke qelluar dhe luftuar ukrainasit. Mediat ukrainase raportojnë se ata në fakt nuk po përballen me ndokënd.

Lideri çeçen pretendon se po e ndihmon Rusisë në luftime dhe se po ka sukses në luftën në Ukrainë. Mirëpo, autoritetet dhe mediat ukrainase shumë herë kanë publikuar pamjet e debaklit të atyre që quhen “Kadyrovitë”.

Në rrjete sociale po qarkullon një video brenda një objekti të rrënuar, ku ushtarët e Kadyrovit pretendojnë se janë në dyluftim.

Por, mediat ukrainase raportojnë se ata në fakt po e luftojnë “armikun e padukshë”

“Kadyrovitët vazhdojnë t’i tregojnë TikTokut se si po luftojnë kundër armiqve të padukshëm”, ka shkruar mediumi NEXTA.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, çeçenët janë rreshtuar krah liderit rus, Vladimir Putin, në tentimin e pushtimit të shtetit ukrainas.

#Kadyrovites continue to show #TikTok how they fight against invisible enemies. pic.twitter.com/fURR5tA01d

— NEXTA (@nexta_tv) April 17, 2022