Video tjetër ekskluzive: Momenti kur ROSU çanë barrikadën dhe serbët ikin të frikësuar

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës sot kanë ndërhyrë në një operacion të gjerë në veri të Kosovës ku i kanë arrestuar 19 persona për krim të organizuar. Në mesin e të arrestuarve janë 11 serbë, 4 boshnjakë dhe 4 shqiptarë.

Situata më e ndjeshme ishte në Zubin Potok ku njësitë e Policisë së Kosovës u ballafaquan me barrikada, ndërsa u plagosën edhe pesë policë, por të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tashmë ka dalë dhe një video e re kur specialët e Kosovës ndërhyjnë për të shpërndarë serbët e mbledhur, transmeton Ballkani.info.

Ky është momenti kur edhe është shkatërruar barrikada që ishte vendosur nga serbët. Aty u panë disa kamionë, mirëpo autoblinda e policisë i shkatërron ata dhe i hedh tutje rrugës.

Ballkani.info i ka siguruar emrat e të arrestuarve, ku në mesin e tyre është edhe një kapiten i Policisë së Kosovës. Po ashtu edhe një rus është arrestuar në veri.

Emrat e serbëve të arrestuar: Jasna Doroviq, Albert Maxhuni, Kërsta Subotiq, Minja Mileneviq, Besim Merovci, Biljana Nedeljkoviq, Veroljub Dimitrijeviq, Dejan Spasojeviq, Bozhidar Milosavljeviq, Zvezdan Spasojeviq, Abdurrahim Hoxhiq, Oliver Kuzmanoviq, Ana Bosoviq Baraq dhe Blagoje Lazoviq.

Të gjithë të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Ballkani.info/

loading…