Sonte në orën 20:45 në Arenën Kombëtare në Tiranë, do të luhet ndeshja më e rrezikshme në kualifikueset aktuale të Botërorit – ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Tensionet mes dy kombëtareve janë prezente prej vitesh, të cilat u intensifikuan edhe më shumë në prag të vetë takimit, kështu shkruajnë mediat kroate, transmeton Ballkani.info.

Në Tiranë tifozët shqiptarë mblidhen gjatë gjithë ditës nëpër kafene dhe rrugë dhe në një prej kafeneve televizioni shqiptar ka hasur në një tifoz të veshur me fanellën e kombëtares kroate. Ai ndodhej në Tiranë në momentin e ndeshjes dhe vendosi të bënte tifo kundër Serbisë me vendasit.

“Ne erdhëm këtu sonte, në Shqipëri. Shqipëria do të fitojë”, tha ai shkurtimisht për një gazetar para se tifozët shqiptarë ta mbulonin me një flamur dhe t’i bashkoheshin në festën e tyre. /Ballkani.info/