Ushtria izraelite njoftoi se Teherani është sërish nën sulm. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) njoftuan se forcat e saj ajrore po sulmonin objektivat ushtarake në zonën e Teheranit.

Garda Revolucionare e Iranit tha se disa raketa goditën periferitë veriore dhe lindore të Teheranit, transmeton Ballkani.info.

An Israeli airstrike targeted the Iranian Public Security Police, FARAJA, Headquarters, located on Rashid Yasemi Street in the capital Tehran. pic.twitter.com/5b1ccweOQX

— OSINTWarfare (@OSINTWarfare) June 18, 2025

Agjencia e lajmeve Fars raporton se shpërthime janë dëgjuar në qytetin Karaj, në perëndim të Teheranit. Raporti shtoi se automjetet e zjarrit dhe të shpëtimit janë në terren, pranë aeroportit Payam. Pamjet e sulmit po qarkullojnë në rrjetet sociale.

Izrael: Ne shkatërruam selinë e sigurisë së brendshme të Iranit

“Forcat Ajrore izraelite shkatërruan selinë e sigurisë së brendshme të Iranit”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes. “Tornado ende po godet Teheranin”, tha Israel Katz.

‼️🚨⚡️An Israeli air strike on Tehran police headquarters on Rashid Yasemi Street. pic.twitter.com/Z6WcLHA26f

— MOSCOW NEWS (@MOSCOW_EN) June 18, 2025

“Aeroplanët luftarakë kanë shkatërruar tani selinë e sigurisë së brendshme të regjimit iranian, aparatin kryesor represiv të diktatorit iranian. Siç u premtuam, ne do të vazhdojmë të synojmë simbolet e pushtetit dhe të sulmojmë regjimin e Ajatollah.”

Media shtetërore iraniane: Sulm pranë objektit të Gjysmëhënës së Kuqe

Televizioni shtetëror iranian Press TV njoftoi se një sulm ajror izraelit goditi një zonë pranë objektit të Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran.

JUST IN: The Police Command Headquarters in Tehran, Iran, was just hit by an attack.#Israel #Iran pic.twitter.com/LtQvl5cAWe

— X News (@X_News09) June 18, 2025

“Një sulm izraelit u raportua pranë objektit të Gjysmëhënës së Kuqe në Teheran”, thuhet në njoftimin e Press TV në Telegram. Pak para se të shpallej lajmi për sulmin, ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore po kryenin sulme kundër “objektivave ushtarake të regjimit iranian në Teheran”. /Ballkani.info/