VIDEO| S’ka më kifle e qumësht në shkolla, Komuna e Prishtinës ka tjetër plan për ushqim

Që prej fillimit të pandemisë, nxënësit e shkollave fillore në Prishtinë nuk po marrin shujtën ditore gjatë procesit të mësimit.

Shkollarët e rinj, po kërkojnë që për këtë vit të ri shkollor, kjo shujtë të iu rikthehet.

Por, dërgimin e shujtës së njëjtë si zgjidhje nuk po e sheh drejtori i shkollës “Dardania”, Isak Begaj, njofton Klan Kosova.

“Në fillim ka shku mirë. 1,100 kifle në ditë, pas një muaji kemi pasur probleme shumë, sepse nuk dinim ku t’i linim”.

Begaj thotë se komunat në Kosovë është mirë që shkollat t’i bëjnë me bufe-kuzhina vetanake.

Por, mjaft problematike po del të jetë edhe për prindërit se si të ushqehen të vegjlit e tyre, që sipas tyre kiflet e qumështi nuk patën efekt pozitiv.

Sipas drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, për një vit kilet e qumështi kanë kushtuar 1.2 milionë euro. E pas ndërprerjes së furnizimit me këtë shujtë, komuna ka një plan për ushqimin që do t’ua jep fëmijëve nga klasa e parë deri në të pestën.

Për këtë do të krijohet një grup punues ku do të përfshihen mjekët, nutricionist dhe do të zgjidhet propozimi më i mirë. Musmurati tha se është duke u menduar të aplikohet opsioni më i shëndetshëm por që ende nuk ka një vendim final për vitin e ardhshëm.