VIDEO/ S’ka dorëzim, shkojnë në kundërsulm ukrainasit në betejën për Mariupol

Forcat ruse kanë shkatërruar qytetin gati tërësisht, kidnapim e zënë peng civilët duke i shfrytëzuar si mburoja njerëzore, ju shkoi kot. Ukrainasit kundërsulmuan sot në Mariupol siç bëjnë çdo ditë.

Qyteti Mariupol në juglindje të Ukrainës është i rrethuar tashmë mbi dy javë mirëpo beteja po vazhdon dhe ofensiva ruse ka ngecur në vend edhe në jug, përkundër përparimeve fillestare.

Sipas xhirimeve të dala sot regjimenti ukrainas Azov ende po lufton ashpër në jug dhe ka iniciativën e sulmit ndaj rusëve në rrethinën e qytetit.

Sipas raporteve të fundit Rusia ka humbur mbi 10 % të forcës së mbledhur për invadim të Ukrainës, 190 mijë trupa me 6 grupe sulmuese. Sipas raporteve amerikane janë rreth 10 mijë të vrarë dhe mbi 20 mijë të plagosur, një armatë e tërë ruse e dalë jashtë beteje.

Sipas ukrainasve janë mbi 15 mijë rus të rënë në betejë me ta dhe shumë pajisje të humbura përfshi tanke, aeroplanë e sisteme raketore.