Kandidati për kryetar të Lipjanit dhe ish komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, e ka kujtuar fotografinë ikonike që nga koha e luftës. Në këtë fotografi Buja shihet bashkë me Hashim Thaçin dhe Fatmir Limajn.

Fotografia është shkrepur në Malet e Berishës dhe dimri i atij viti ishte shumë i ashpër, kujton Buja.

“Është kujtim i jashtëzakonshëm nga ajo kohë, edhe pse unë kam bërë shumë pak fotografi në atë kohë, por ka pasur të tjerë që kanë bërë. Jam në fotografi edhe me komandant Kumanovë dhe Çelikun i plagosur”, ka thënë Buja në T7. /Ballkani.info/